Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në fshatin Domë, në njësinë administrative Postribë, Shkodër. Një nënë e re dhe dy fëmijët e saj të mitur humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre.
Në një mesazh të tij, Begaj shprehu dhimbjen e tij për këtë ngjarje të rëndë dhe u dërgoi ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe!”, shkruante ai.



















You must be logged in to post a comment Login