Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nëna e Hayden Panettiere: Ishte jashtëzakonisht e talentuar, por fatkeqësisht humbi rrugën

Nëna e Hayden Panettiere: Ishte jashtëzakonisht e talentuar, por fatkeqësisht humbi rrugën

Nëna e aktores amerikane Hayden Panettiere ka bërë reagimin e saj të parë pas vdekjes tragjike të vajzës së saj, duke e përshkruar atë si një artiste jashtëzakonisht të talentuar.

Panettiere, e njohur për rolet e saj në seritë “Heroes” dhe “Nashville”, u gjet pa ndjenja në apartamentin e saj në Karolinën e Jugut dhe ndërron jetë të dielën në moshën 36 vjeçare.

Lesley Vogel, nëna e Haydenit, ka theksuar se industria e argëtimit është shumë e vështirë për të rinjtë dhe se vajza e saj “fatkeqësisht humbi rrugën”.

Ish-partneri i aktores, ish-boksieri Wladimir Klitschko, gjithashtu shprehu dhimbjen e tij, duke theksuar se Hayden ishte një pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe nëna e vajzës së tyre.

Ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se në trupin e aktores nuk janë gjetur shenja traume që do të mund të kishin shkaktuar fatalitetin.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement