Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, festoi mbrëmjen e kaluar ditëlindjen e tij të 80-të dhe 250-vjetorin e themelimit të vendit me një ngjarje të veçantë të UFC-së (Ultimate Fighting Championship), e organizuar në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.
Ky aktivitet shënoi herën e parë në histori që një ngjarje profesionale sportive zhvillohej në rezidencën presidenciale, duke tërhequr mijëra tifozë të arteve marciale të përziera dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Në ndeshjen kryesore, luftëtari amerikan Justin Gaethje arriti të triumfojë ndaj rivalit spanjollo-gjeorgjian Ilia Topuria, duke fituar titullin në kategorinë e peshave të lehta.
Sipas organizatorëve, rreth 4,300 persona morën pjesë në këtë event të ftuar në South Lawn të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa afro 85 mijë të tjerë e ndoqën ngjarjen nga një zonë e veçantë për tifozët në afërsi.
Mbrëmja filloi me një performancë të Donald Trumpit dhe presidentit të UFC-së, Dana White, mik të kahershëm të tij, të cilët ecën së bashku drejt arenës së improvizuar. Për më tepër, avionët ushtarakë amerikanë fluturuan mbi zonë, duke shtuar spektaklin e ceremonisë.
Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e vlerësoi UFC-në si simbol të fuqisë së butë diplomatike amerikane dhe njoftoi fillimin e një partneriteti publik-privat për ta përdorur këtë sport si mjet diplomatik.
Megjithatë, gjykata nuk pranoi kërkesën për pezullimin e eventit, ndërsa Shtëpia e Bardhë e cilësoi padinë si të pabazuar.
Ky ngjarje ishte pjesë e një sere aktivitetesh të mëdha që po organizohen për të shënuar 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë gara automobilistike dhe panaire kombëtare që do të zhvillohen në muajt në vijim.



















You must be logged in to post a comment Login