“Sa herë që punoni mbi tokë, falënderoni Zotin për këtë privilegj. Sa herë që uleni para tastierës, kujtoni minatorët tanë që ndodhen me qindra metra nën tokë.”
Këto janë fjalët që shoqërojnë një udhëtim të veçantë në minierën e Marecit, pjesë e minierës së Artanës. Ekipi i emisionit “Krejt Kapak” të Klan Kosovës sjell një perspektivë mbi jetën e njerëzve që punojnë larg dritës s së diellit.
Njëherë, në këtë minierë punonin rreth 700 minatorë, por tani numri i tyre ka rënë ndjeshëm. Mungesa e punëtorëve është një nga sfidat kryesore me të cilat përballet aktualisht kjo minierë.
Aktualisht, në minierë janë rreth 87 punonjës, nga të cilët 46 janë angazhuar drejtpërdrejt në punët nëntokësore. Sipas raportimeve, dikur numri i punëtorëve arrinte deri në 130-140, por shumë prej tyre kanë dalë në pension. Ajo që bie në sy është kalimi nga tri ndërrime pune në dy, ndërsa një ndërrim është tërhequr për shkak të mungesës së punëtorëve.
Arben Ramadani, drejtor i Departamentit të Prodhimit në Minierën e Artanës, ka theksuar se megjithëse të rinjtë tregojnë interes për këtë profesion, kushtet dhe pagat në sektorin privat shpesh i motivojnë ata të zgjedhin alternativat e tjera.
“Miniera nuk është një punë e lehtë. Minatorët punojnë në kushte të vështira, larg ambientit të rehatshëm. Megjithatë, ky është një profesion që kërkon përkushtim dhe përgjegjësi,” shprehu ai gjatë vizitës në minierë.
Për më tepër, ndiqni materialin e plotë të emisionit “Krejt Kapak”.
Be the first to comment