Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Në takimin e fundit me një djalë, ai…

Në takimin e fundit me një djalë, ai...

Modelja e njohur, Summer Robert, e cila ka bërë bujë për gjoksin e saj me masën 30R, zbulon se fama dhe suksesi financiar nuk i kanë sjellë asnjë përfitim në jetën e saj sentimentale. Ajo vuan nga një gjendje të rrallë të quajtur makromasti, që shkakton rritjen e vazhdueshme të gjoksit të saj. Sipas saj, kjo veçori fizike ka bërë që shumë burra ta shohin atë si një objekt dëshire, duke anashkaluar personalitetin e saj.

Në aplikacionet e njohjeve, ajo shpreh se bisedat shpesh fokusohen vetëm në pamjen e saj. “Shumica e mesazheve lidhen vetëm me gjoksin tim. Askush nuk më pyet se si jam, apo nuk përpiqet të më njohë si njeri,” thotë ajo. Gjithashtu, komentet me nënkuptime seksuale janë bërë rutinë, dhe shumë burrat kalojnë menjëherë në propozime intime, pa u interesuar për ta njohur më mirë.

Takimet e saj rrallë shndërrohen në diçka romantike. “Nuk ndodh shpesh të dal në një takim normal. Shumica e tyre e shohin si një mundësi për seks, jo për të ndërtuar një lidhje,” shprehet ajo. Në një nga takimet e fundit, Summer u largua me shpejtësi pasi djali me të cilin ishte takuar i propozoi të shkonin në shtëpi për të realizuar përmbajtje për të rritur.

Ajo vëren se shumë nga burrat që tregojnë interes për të ndjekin në rrjetet sociale kryesisht gra me gjoks të madh, gjë që e bën të ndihet e fetishizuar. Megjithatë, pavarësisht imazhit të saj publik, ëndrra më e madhe e Summer është të krijojë një familje. “Dua të martohem. Dua një partner dhe një marrëdhënie të vërtetë, e mbushur me dashuri. Kjo është ajo që kërkoj më shumë,” përfundon ajo.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement