Një pacient tjetër ka ndërruar jetë për shkak të etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana.
I ndjeri, një 76-vjeçar, kishte qëndruar për 27 ditë nën trajtim në këtë klinikë. Ai kishte arritur në spital në një gjendje shumë të rëndë dhe me formën neuroinvazive të sëmundjes. Testet kishin konfirmuar praninë e virusit të Nilit Perëndimor, duke e përkeqësuar situatën e tij shëndetësore për shkak të sëmundjeve të tjera.
Ky është rasti i katërt me përfundim fatal nga ethet e Nilit Perëndimor i regjistruar në vend. Megjithatë, 15 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë klinikën. Aktualisht, prania e virusit është vërtetuar te 36 pacientë, ndërsa priten rezultate të reja në ditët në vazhdim.



















You must be logged in to post a comment Login