Egli Tako ka ndarë një nga rrëfimet më intime në “Grida Duma Podcast”. Ajo ka folur për temë të ndryshme si dashuria, miqësia, marrëdhëniet dhe jetën pas Big Brother VIP, duke e reflektuar si e sheh sot botën.
Ajo theksoi se askush nuk mund ta kuptojë çfarë ndodh brenda shtëpisë së Big Brother, nëse nuk e përjeton vetë atë përvojë. “Kur hyn aty, nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë,” shpjegoi Egli, duke pranuar gjithashtu se i kishte dhënë besën partnerit të saj dhe nuk do të kthehej mbrapsht, pavarësisht gjykimeve nga publiku.
Gjatë intervistës, Egli diskutoi edhe mënyrën se si e percepton dashurinë në kohët e sotme. Ajo u shpreh se sot njerëzit shpesh nuk po investojnë në marrëdhënie siç duhet. “Udhëheqja në një marrëdhënie duhet t’i takojë vajzës, jo djalit,” tha ajo, duke theksuar se partneri duhet ta përkrahë këtë qasje.
Në një tjetër moment, ajo foloi për materializmin, duke theksuar se shumë djem përpiqen të impresionojnë vajzat me luks, përpara se të ndihmojnë në krijimin e një lidhjeje të sinqertë.
Egli gjithashtu sqaroi arsyen pse vendosi të heqë dorë nga trupi i saj muskuloz, që kishte ndërtuar në palestër. “Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror,” tha ajo.
Përsa i përket jetës së saj sentimentale, Egli pranoi se ndjeu mungesën e një partneri, veçanërisht gjatë fundjavave, por theksoi se nuk do të pranonte një lidhje që nuk e bën të lumtur.
Be the first to comment