Spanja dhe Franca janë dy nga vendet më të prekuara nga zjarret e mëdha në javët e fundit. Situata ka qenë alarmante, me shkatërrimin e mijëra hektarëve dhe evakuimin e mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre.
Megjithatë, gjatë së mërkurës, autoritetet shtetërore në të dy vendet njoftuan se situata ka filluar të stabilizohet në disa zona. Ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, sqaroi se situata në Madridin perëndimor është “stabilizuar teknikisht”.
Po ashtu, në një përditësim të fundit, është njoftuar se zjarret në Gironde, në jugperëndim të Francës, gjithashtu janë stabilizuar. Rreth 24,000 nga 63,000 njerëzit që ishin evakuuar në Spanjë tani janë lejuar të kthehen në shtëpi, sipas Delegatit të Qeverisë në rajonin e Madridit.
Evakuimi i njerëzve në provincën Ávila, afër Madridit, gjithashtu ka përfunduar, sipas njoftimeve nga Ministria e Brendshme spanjolle.
Ndërkohë, autoritetet franceze kanë shpërndarë rreth 5 milionë maska për ata që jetojnë afër zjarreve në Gironde, duke theksuar se këto maska do të jenë falas dhe do të kenë përparësi për personat më të prekshëm.



















You must be logged in to post a comment Login