Gazetari dhe opinionisti Nderim Neziri ka komentuar rreth personazheve që po bëhen të njohur përmes rrjeteve sociale. Në një deklaratë gjatë emisionit “The Elite Way” me Elita Rudin, Neziri theksoi se nëse këta individë nuk do të kishin vëmendjen e publikut, ata nuk do të ishin në pozitat ku ndodhen sot.
Ai gjithashtu nënvizoi se njeh shumë persona me status VIP, të cilët kanë ndikim në publik, por që përballen me vështirësi financiare. Neziri sugjeroi se fama nuk është gjithmonë një tregues i mirë i gjendjes ekonomike, duke theksuar se disa figura publike gjejnë shumë të vështirë të përballojnë shpenzimet deri në fund të muajit.



















You must be logged in to post a comment Login