Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ndalohen punimet në 12 vendpunishte, u konstatuan shkelje të rënda

Ndalohen punimet në 12 vendpunishte, u konstatuan shkelje të rënda

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj për shkak të shkeljeve serioze të rregullave të sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, janë evidentuar parregullsi që paraqisnin rrezik të madh për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Inspektorati njoftoi se ndalimi i punimeve është një masë e domosdoshme derisa të eliminohen të gjitha parregullsitë dhe të krijohen kushte të sigurta për punë.

Punimet do të rifillojnë vetëm pasi inspektorët të verifikojnë përmbushjen e kërkesave ligjore dhe standardeve të sigurisë.

Këto masa kanë si për qëllim parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve. Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë të kryejë kontrolle të shpeshta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të ketë zero tolerancë për shkeljet që rrezikojnë shëndetin dhe jetën e punëtorëve.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement