Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ndalimi i përdorimit të parasë publike në fushatë, prizrenasit nënshkruajnë peticionin

Ndalimi i përdorimit të parasë publike në fushatë, prizrenasit nënshkruajnë peticionin

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nisur sot në Prizren aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të nismës legjislative qytetare që synon ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas IKD-së, nga orët e paradites, aktiviteti ka tërhequr një interes të madh nga qytetarët, të cilët kanë shfaqur dëshirën për t’u informuar mbi përmbajtjen e nismës dhe për ta mbështetur atë me nënshkrimet e tyre.

Mbështetje për këtë nismë kanë dhënë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, drejtorët e drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit Komunal, si dhe një numër të madh qytetarësh.

Propozimi i kësaj nisme përfshin përcaktimin si vepër penale të moszbatimit të qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, ajo kërkon ndalimin e përdorimit të parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore. Qëllimi kryesor është forcimi i sundimit të ligjit dhe mbrojtja e integritetit të procesit zgjedhor.

Aktiviteti i mbledhjes së nënshkrimeve do të vazhdojë sot dhe do të rifillojë nesër, më 31 korrik 2026, nga ora 10:00 deri në 15:00, në Sheshin Shadërvan në Prizren.

IKD fton qytetarët e Prizrenit të bashkohen me këtë nismë, të informohen për përmbajtjen e saj dhe ta mbështesin atë me nënshkrimet e tyre.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement