Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori Sotir Stefa

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori Sotir Stefa

Një ngjarje e trishtueshme ka prekur komunitetin artistik të Fierit. Aktori i njohur fierak, Sotir Stefa, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Ai ishte një nga figurat më të dashura të skenës dhe humorit qytetar.

Gjatë dekadave të karrierës së tij, Stefa dha një kontribut të vyer në jetën kulturore dhe artistike të Fierit. Ai fitoi respektin dhe dashurinë e publikut përmes roleve dhe interpretimeve të tij.

Me talentin e tij të spikatur, përkushtimin ndaj artit dhe thjeshtësinë që e karakterizonte, Sotir Stefa la gjurmë të pashlyeshme në memorien e spektatorëve dhe kolegëve.

<

Largimi i tij përbën një humbje të madhe për artin fierak dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan. Kujtimi dhe veprat e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit të Fierit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement