Futbolli anglez dhe ai botëror është në zi.
Kevin Keegan, një nga lojtarët më të njohur në historinë e futbollit anglez dhe fitues i dyfishtë i çmimit “Topi i Artë”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij.
Keegan do të mbahet mend si një ikonë e Liverpoolit dhe si një nga futbollistët më të spikatur të shekullit XX. Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ai fitoi dy herë radhazi çmimin prestigjioz “Ballon d’Or” në vitet 1978 dhe 1979, duke lënë një gjurmë të thellë në historinë e futbollit evropian.
Përveç suksesit si futbollist, Keegan kontribuoi edhe si trajner. Ai drejtoi Kombëtaren e Anglisë në periudhën 1999-2000 dhe më herët kishte lënë gjurmë të rëndësishme edhe në pankinat e klubeve angleze.
Be the first to comment