Marrëdhënia mes Mateo dhe Brikena ishte temë diskutimi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, pas raportimeve se ata kanë hequr sërish njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Gazetari Elton Tozaj shprehu kritika ndaj mënyrës si çifti menaxhon vëmendjen publike. Ai theksoi se duket se ata kanë dështuar të gjenden në një ekuilibër të shëndoshë dhe se dinamika e marrëdhënies së tyre po shërben si një spektakël për publikun.
Tozaj përmendi se loja e vazhdueshme e ndarjeve dhe pajtimeve, përfshirë heqjen e kontakteve në rrjetet sociale, është bërë e tepërt. Sipas tij, këto veprime krijojnë përshtypjen se po ndjekin një strategji marketingu.
Ai gjithashtu shprehu shqetësim për lodhjen e publikut nga spekulimet e vazhdueshme rreth marrëdhënies së tyre. “Sa herë që kanë një debat, përfundojnë duke e hequr njëri-tjetrin nga Instagrami,” përfundoi ai gjatë diskutimit.



















You must be logged in to post a comment Login