Dizajneri i modës, Valdrin Sahiti, vazhdon të ndajnë postime spontane në rrjetet sociale. Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi nga vetura e tij, ku shihen një shishe ujë, një trangull dhe një avokado.
Në këtë postim, ai shoqëron fotografinë me mbishkrimin: “Nashta edhe n’selamet po dal shpejt”, duke sjellë një nuancë humori lidhur me ushqimet që ka zgjedhur. Ky moment është ndarë në profilin e tij në Instagram.
Në kohët e fundit, Valdrin Sahiti ka treguar një transformim të dukshëm në pamjen e tij fizike. Ai është shfaqur në formë të mirë gjatë daljeve të tij publike, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Be the first to comment