Ish-profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka reaguar ndaj situatës politike që ka prekur vendin për një kohë të gjatë.
Ai thekson se deputetët kanë një përgjegjësi të madhe me betimin e tyre në legjislativin e vendit. Sipas tij, është e domosdoshme që ata të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të vendosur procesin e konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera brenda kuadrit kushtetues.
Mustafa sugjeron që veprimet e tyre duhet të drejtohen edhe drejt Gjykatës Kushtetuese, duke u trajtuar me prioritet dhe urgjencë. Ai paralajmëron se situata nuk duhet të përkeqësohet dhe të kalojë në zonat e kontestuara, përkatësisht ato jokushtetuese.
Ish-deputeti po ashtu thekson nevojën për veprime konkrete për të shmangur rreziqet që lindin nga një situatë politike e tillë, pasi, sipas tij, ajo ndikon në sektorë të tjerë.
“Aktet e tolerancës në këtë situatë mund ta çojnë vendin në rreziqe të paparashikueshme dhe përshkallzim të jostabilitetit politik, ekonomik e social. Kjo duhet evituar përmes veprimit të përgjegjshëm të partive politike dhe angazhimit të qytetarëve dhe intelektualëve,” deklaroi Mustafa.



















You must be logged in to post a comment Login