Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Musliu denoncon në IPK policin që thotë se e cenoi fizikisht në Kuvend

Musliu denoncon në IPK policin që thotë se e cenoi fizikisht në Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) një polic, të cilin e akuzon se e ka cenuar fizikisht gjatë seancës plenare të Kuvendit, mbajtur të mërkurën e kaluar.

Musliu ka kërkuar një hetim të plotë mbi veprimet e këtij polici ndërsa ka theksuar se, për 15 vjet si anëtare e Komisionit Parlamentar për Siguri, ka punuar për krijimin e një force policore profesionale, pa ndikime politike dhe me integritet. Ajo shprehet se ky akt nuk është një reagim për mbrojtjen e vetvetes, por një përpjekje për të ruajtur integritetin e Policisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ajo të mos jetë e ndikuar nga partitë politike.

Musliu ka ngritur gjithashtu shqetësimin në lidhje me ftesën e Policisë në sallën e seancave plenare, duke kërkuar sqarim mbi autoritetin që e ka autorizuar këtë ndërhyrje. Ajo potencoi se, në një seancë konstituive, është mandatar-i për udhëheqjen e seancës ai që ka autoritetin për ta ftuar policinë në rast nevoje. Musliu shprehu dyshimet e saj se, në këtë rast, ndihma e policisë mund të jetë kërkuar nga Avni Dehari.

“Ky është një informacion që duhet të jetë i njohur jo vetëm nga Kuvendi, por edhe nga opinioni publik,” tha Musliu, duke kërkuar transparencë në lidhje me arsyet e ndërhyrjes policore. Ajo theksoi se, kur policia hyn në sallën e Kuvendit dhe ndodh një incident i tillë, është e nevojshme të hetohet jo vetëm polici që ka kryer veprimin, por edhe zinxhiri i përgjegjësisë dhe urdhri që solli policinë aty.

Musliu përfundoi duke apeluar për respektimin e ligjit dhe kushtetutës, si dhe për të qëndruar të pavarur nga ndonjë ndikim politik që mund të cenoje integritetin e institucioneve të shtetit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement