Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Teksa pacientët që trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdojnë të përballen me mungesë barnash nga lista esenciale, duke u detyruar të blihen ato me shpenzimet e tyre, shpesh në çmime të larta, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka përmbyllur procedurën për furnizimin me këto barna.

Në njoftimin e publikuar në platformën e prokurimit elektronik, është njoftuar se vlera e parashikuar e kontratës është 2,182,952.06 euro. Kontrata është zhvilluar përmes një procedure të hapur, ku afati për dorëzimin e ofertave ishte 18 qershori 2026. Publikimi i njoftimit për dhënien e kontratës u bë më 1 korrik 2026.

Ky furnizim ka si qëllim sigurimin e barnave nga lista esenciale për nevojat e institucioneve që operojnë brenda SHSKUK-së. Pjesa më e madhe e tenderit i është dhënë kompanisë DELTAPHARMA-KS, e cila ka fituar dy lote me një vlerë totale prej 1,238,846.40 euro. Kompania MEDITECH është shpallur fituese e dy loteve me vlerë prej 596,372.47 euro, ndërsa Dreni Pharm ka fituar një lot në vlerë prej 54,100.02 euro. Tenderi ishte hapur për furnizimin me barna nga Lista Esenciale.

<

Megjithatë, jo të gjitha lotet janë kontraktuar. SHSKUK-ja ka anuluar Lotin 1, pasi nuk është pranuar asnjë ofertë. Për më tepër, lotet 3, 6, 7 dhe 8 janë anuluar për shkak se ofertat e pranuara e tejkalonin dukshëm vlerën e parashikuar.

Mungesa e barnave në klinikat e QKUK-së është një problem i njohur, me shumë pacientë që përballen me shpenzime shtesë për blerjen e terapive në barnatore private, ndonëse barnat e listës esenciale duhet të ofrohen nga institucionet publike shëndetësore.

Ky tender pritet të sjellë përmirësime në furnizimin me barna, por do të mbetet për t’u parë nëse kontratat e nënshkruara do të ndikojnë shpejt në furnizimin e klinikave dhe në lehtësimin e barrës financiare për pacientët.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement