Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) ka qenë pa banderola për barna për disa ditë. Kjo situatë ka shkaktuar probleme për importuesit vendorë, të cilët tani po përballen me stoqe të bllokuara në depo.
Nëse ky problem vazhdon, rrezikohet edhe mungesa e disa barnave në treg. Importuesit paralajmërojnë se, nëse nuk zgjidhet çështja e mungesës së banderolave, pasojat do të jenë më të mëdha.
Klan Kosova raporton se televizioni ka dërguar pyetje për AKPPM dhe Ministrinë e Shëndetësisë (MSh) për të sqaruar arsyet e këtyre vonesave. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje nga këto institucione.
Në kronikën që ndjek, do të gjeni më shumë detaje mbi këtë situatë.



















You must be logged in to post a comment Login