Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mujanoviq pas zbulimit të varrezave masive: Historia e dhimbshme ende s’ka marrë fund

Mujanoviq pas zbulimit të varrezave masive: Historia e dhimbshme ende s’ka marrë fund

Politologu Jasmin Mujanoviq ka reaguar lidhur me zbulimin e dy varrezave të reja masive nga lufta në Kosovë, ku dyshohet se janë gjetur mbetje mortore të viktimave shqiptare të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Në një postim të tij në platformën X, Mujanoviq thekson se ky zbulim dëshmon se pasojat e fushatave të dhunshme të Beogradit gjatë viteve ’90 vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

Ai u shpreh se gjetja e këtyre varrezave është një kujtesë e rëndësishme për afërsinë e ngjarjeve dhe për faktin se pasojat rajonale të këtij krimi masiv ende nuk janë trajtuar siç duhet.

Mujanoviq gjithashtu theksoi se mijëra viktima ende rezultojnë të zhdukura. Ai kritikoi strukturat politike dhe normat e krijuara gjatë periudhës së Millosheviqit, duke vlerësuar se ato nuk janë reformuar plotësisht.

Sipas tij, qasja e komunitetit ndërkombëtar ndaj këtyre çështjeve vazhdon të jetë e kufizuar, pavarësisht pasojave të luftërave të viteve ’90 në Ballkan.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement