Ylli i njohur i YouTube, MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren afatgjatë, Thea Booysen.
Çifti, i cili prej vitesh ndan momente të veçanta me ndjekësit e tyre, ka organizuar një ceremoni intime martese, në praninë e familjarëve dhe miqve të afërt, sipas raporteve nga TMZ.
Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku miliona fansa kanë uruar çiftin për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.
MrBeast, i njohur për videot e tij spektakolare dhe aktivitetet bamirëse, dhe Thea Booysen, autorja dhe krijuesja e përmbajtjeve nga Afrika e Jugut, konsiderohen prej kohësh si një nga çiftet më të pëlqyera në internet.



















You must be logged in to post a comment Login