Xheraldina Krasniqi, motra e influencerit të ndjerë Laurent Krasniqi, ka shprehur falënderime për të gjithë ata që kanë mbështetur familjen e saj në këtë periudhë të vështirë pas humbjes së tij.
Përmes një postimi në Instagram Story, ajo ka theksuar mirënjohjen e saj, si dhe të nënës dhe motrës, ndaj personave që kanë ofruar ngushëllime dhe kanë dërguar mesazhe të ngrohta gjatë këtyre ditëve të trishta.
Xheraldina ka nënvizuar se humbja e Laurentit ka qenë e vështirë jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë kaluar momente me të, edhe nëse ato kanë qenë të shkurtëra.
Be the first to comment