Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

‘Mos i rrej njerëzit se gjynah’, Butrinti përgjigjet për sfidën 100,000 euro

‘Mos i rrej njerëzit se gjynah’, Butrinti përgjigjet për sfidën 100,000 euro

Tani që këngëtari i njohur Butrint Imeri ka shpallur zyrtarisht garën për sfidën e tij personale, ku fituesi do të marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, reagimet e publikut kanë qenë të shumta.

Edhe pse gara ka nisur, disa ndjekës vazhdojnë të kenë vështirësi për ta pranuar se një shpërblim i tillë, i organizuar nga vetë artisti, mund të jetë real. Kjo ka shkaktuar një skepticizëm të konsiderueshëm në mesin e fansave.

Në këtë kontekst, Butrint Imeri i është përgjigjur kritikave me forcë. Një ndjekës i ka shkruar direkt: “MOS i rrej njerzi për 100k se gjunaf.” Këngëtari ka reaguar menjëherë, duke konfirmuar se gjithçka do të bëhet e qartë shumë shpejt.

<

Në përgjigjen e tij, ai theksoi: “Ti nashta ke besu n’babadimer si fmi, tani t’ka met n’kry që krejt senet n’jete jone rren, ama ke me pa kismet me 3 Korrik.”

Me këtë deklaratë, Butrinti shuan shqetësimet e kritikëve dhe njofton se më 3 Korrik do të zbulohet fituesi i kësaj garë të madhe. Tani, mbetet të presim këtë datë për të zbuluar se kush do të fitojë shumën prej 100 mijë eurosh!

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement