Ylli amerikan i muzikës pop, Ariana Grande, ka kërkuar nga Shtëpia e Bardhë të mos përdorë muzikën e saj. Kjo kërkesë erdhi pasi Shtëpia e Bardhë e përdori një nga hitet e saj në një video në rrjetet sociale, ku promovonte politikat e saj të imigracionit.
Videoja, e postuar në TikTok të hënën, tregon agjentë kufitarë duke i vendosur pranga disa individëve, ndërsa shoqërohej nga kënga e Grandes “Bye”. Në mbishkrim, thuhet: “Mirupafshim… Presidenti Trump ka vendosur kufirin më të sigurt në histori”.
Reagimi i Grandes ishte i qartë: “Ju lutem, mos e përdorni muzikën time në lidhje me këtë marrëzi barbare, çnjerëzore dhe të neveritshme.”
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, iu përgjigj kësaj ankesë duke thënë se ajo që është vërtet barbare dhe çnjerëzore janë “të huajt e paligjshëm kriminelë që kanë plagosur dhe vrarë qytetarë të pafajshëm amerikanë”.
Videoja e Shtëpisë së Bardhë u publikua pas nënshkrimit të një projektligji nga Donald Trump, që miraton më shumë se 70 miliardë dollarë për agjencitë e imigracionit gjatë dy viteve e gjysmë të mbetura të mandatit të tij presidencial.
















You must be logged in to post a comment Login