Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Momenti emocionues në familjen mbretërore/ Princeshë Geraldina i këndon vëllait të porsalindur Aleksandër

Momenti emocionues në familjen mbretërore/ Princeshë Geraldina i këndon vëllait të porsalindur Aleksandër

Princ Leka ka ndarë me ndjekësit një moment emocionues mes vajzës së tij, Princeshës Geraldina, dhe vëllait të saj të vogël, Princit Aleksandër.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Geraldina shihet duke i kënduar me përkëdheli një këngë të veçantë foshnjës, duke shprehur dashurinë dhe afërsinë ndaj vëllait të sapolindur.

“Një melodi dashurie nga Geraldina për vëllain e saj të vogël, Aleksandër. Kujtimi i parë i një lidhjeje që do t’i shoqërojë gjithë jetën,” ka shkruar Princ Leka në përshkrimin e videos.

<

Vogëlushi Aleksandër ka ardhur në jetë më 10 korrik, duke sjellë gëzim të madh në familjen e Princ Lekës dhe Blerta Celibashit, të cilët janë bërë prindër për herë të parë.

Ky moment i ndarë nga Princ Leka ka marrë shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan lidhjen e veçantë mes dy fëmijëve.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement