Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Momente romantike mes Capital T dhe Adrola Dushit nga pushimet

Momente romantike mes Capital T dhe Adrola Dushit nga pushimet

Capital T ka ndarë me ndjekësit një kolazh fotografish nga përditshmëria e tij, ku përfshihen momente romantike me partneren, modelen shqiptare Adrola Dushi.

Dyshja, e cila ka qenë në qendër të spekulimeve për një lidhje të mundshme, e ka zyrtarizuar romancën e tyre vetëm disa muaj më parë. Në fotografitë e publikuara, ata shihen duke shijuar pushime së bashku dhe duke kaluar momente intime.

Këngëtari e ka shoqëruar postimin me përshkrimin “Romancë vere”, duke tërhequr vëmendjen për lidhjen e tyre të konsoliduar.

Përveç momenteve personale, kolazhi përfshin gjithashtu pamje nga koncerti i Kanye West në Shqipëri, si dhe momente të tjera nga jeta e tij profesionale.

Capital T vazhdon të jetë tepër aktiv në karrierën e tij, duke sjellë këngë të reja dhe koncerte. Edhe pse romanca e tyre u zyrtarizua së fundmi, ata kanë qenë bashkë prej vitesh.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement