Policia Kufitare e Shkodrës ka intervenuar të martën pasdite në Velipojë për të ndihmuar një shtetas që kishte mbetur në det për shkak të një defekti në mjetin e tij lundrues, duke rrezikuar të mbytej.
Pasi morën njoftimin, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan një operacion për lokalizimin e mjetit dhe ofrimin e ndihmës. Në këtë operacion morën pjesë mjete lundruese të Policisë, si dhe operatorë turistikë nga zona, të cilët ndihmuan në kërkimin e mjetit, pasi vendndodhja e tij iniciale mbetej e paqartë.
Sipas njoftimit, pas disa kërkimeve, shërbimet e Policisë Kufitare arritën të lokalizonin mjete lundrues në thellësi të Lumi Buna, rreth 17 milje nga grykëderdhja. Verifikimet treguan se mjeti i lundrimit, një skaf tip “Morea”, drejtohej nga një shtetas 46-vjeçar, banues në Prishtinë, i cili kishte hasur probleme me motorin.
Turisti mori ndihmën e nevojshme dhe u shoqërua deri në vendstacionimin e mjeteve lundruese në Pulaj të Velipojës.
Be the first to comment