Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mjekja: Temperaturat ekstreme mund të kenë “pasoja fatale”, institucionet të reagojnë urgjent (VIDEO)

Mjekja: Temperaturat ekstreme mund të kenë “pasoja fatale”, institucionet të reagojnë urgjent (VIDEO)

Mjekja Jehona Krasniqi-Zhuti ka bërë thirrje për masa urgjente për të adresuar temperaturat e larta që po përfshijnë Kosovën. Ajo paralajmëron se, nëse institucionet nuk reagojnë në kohë, pasojat mund të jenë fatale për grupet më të rrezikuara.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Krasniqi-Zhuti nënvizoi rëndësinë e veprimeve të menjëhershme, përveç këshillave ndaj qytetarëve. Sipas saj, është e domosdoshme që institucionet të ndërmarrin masa konkrete për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Duhet të rivlerësohet situata dhe të mos shkojmë vetëm me edukim të popullatës. Këshillat janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë. Duhet të merren masa praktike para se të bëhet vonë, sepse pasojat mund të jenë fatale,” ka shpjeguar ajo.

<

Ajo theksoi se grupet më të rrezikuara nga këto temperatura janë fëmijët, të moshuarit mbi 60-65 vjeç, personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, si dhe gratë shtatzëna, të cilat mund të përballen me pasojat e dehidrimit.

Krasniqi-Zhuti sugjeroi gjithashtu që punëtorëve që punojnë në ambiente të hapura, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë, t’u kushtohet vëmendje e veçantë. Ajo propozi një shkurtrim të orarit të punës ose organizimin e punës në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje.

“Këto janë vendime praktike që do ta mbronin shëndetin e qytetarëve,” theksoi ajo.

Sipas mjekes, temperaturat e larta dhe luhatjet e mëdha klimatike përbëjnë rrezik edhe për individët plotësisht të shëndetshëm. Ajo theksoi se jo të gjitha institucionet në Kosovë kanë kushte të përshtatshme për t’i përballuar këto temperatura.

Në përfundim, ajo apeloi që autoritetet të bëjnë një rivlerësim të situatës dhe të ndërmarrin masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve gjatë valës së të nxehtit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement