Futbollisti i njohur i Kombëtares, Mirlind Daku, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij. Ai ka publikuar për herë të parë portretin e vajzës së tij të vogël, Miresa.
Në fotografinë e shpërndarë në profilin e tij, Daku pozon pranë vajzës, e cila duket mjaft e ëmbël, me një peshqir mbi kokë. Ky postim ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit.
Mirlindi dhe partnerja e tij, Vesa, janë bërë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar. Që atëherë, ata janë treguar të rezervuar, duke e shijuar këtë periudhë të re në privatësi.
Familja e re ka shfrytëzuar ditët e ngrohta për të kaluar momente të bukura së bashku, veçanërisht pas përfundimit të pushimeve. Nga ato ditë relaksi, Mirlindi vendosi të ndajë kujtimet më të ëmbla dhe të prezantojë publikisht për herë të parë vajzën që i ka ndryshuar jetën.



















You must be logged in to post a comment Login