Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Miri “shpërthen” pas BBVIP: “Ambienti ishte toksik, gjithçka m’u zerua”

Miri ka folur hapur për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Albania, duke bërë deklarata të forta për atmosferën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-banori tregoi se hyrja në BBVIP kishte qenë krejt ndryshe nga ajo që kishte imagjinuar, ndërsa pranoi se kishte hyrë me shumë plane dhe ide, por gjithçka ndryshoi sapo u hap dera e shtëpisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Kam hyrë në Big Brother me 8 milion plane, por kur u hap ajo derë, gjithçka u zerua”, u shpreh ai.

Miri tha se publiku tashmë e ka njohur më shumë si person në jetën reale, ndërsa shtoi se shumë njerëz nuk e njihnin anën e tij jashtë ekranit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, ai nuk i kurseu kritikat për ambientin brenda shtëpisë, të cilin e cilësoi si toksik dhe të mbushur me rivalitet.

“Ambienti ishte toksik në atë shtëpi. Shumë banorë nuk njiheshin dhe e shihnin njëri-tjetrin si rivalë”, deklaroi Miri.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai tregoi gjithashtu se gjatë qëndrimit në BBVIP është paragjykuar shpesh, ndërsa zbuloi se disa banorë i kishin thënë se po favorizohej vetëm për shkak të lidhjes me grupin muzikor “West Side Family”.

Sa i përket raporteve pas spektaklit, Miri tha se vazhdon të ruajë miqësi me disa prej ish-banorëve si Edisa, Alesioni, Marko, Juela dhe Livia, ndërsa me Rogertin ka pasur vetëm një përshëndetje të rastësishme në rrugë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Deklaratat e tij kanë nxitur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku fansat po komentojnë hapur prapaskenat dhe marrëdhëniet mes ish-banorëve të BBVIP.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement