Gjithçka është gati në “Eagle Stadium” për koncertin e famshëm të këngëtarit Kanye West. ABC News sjell pamjet elektrizuese brenda stadiumit, ku West pritet të ngjitet në skenën e veçantë të ndërtuar për këtë event.
Sot, Tirana pret një nga emrat më të njohur të muzikës hip-hop botërore. Reperi amerikan Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, do të sjellë një atmosferë elektrizuese në skenë.
Arena “Eagle Stadium” është krijuar enkas për këtë koncert, me kapacitet prej rreth 60 mijë spektatorësh, duke e bërë këtë ngjarje një nga koncertet më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.
Kanye West është konsideruar si një nga artistët më të influencuar në historinë e muzikës hip-hop. Ai ka publikuar albume themelore si “The College Dropout”, “Graduation”, “808s & Heartbreak” dhe “Donda”, dhe është vlerësuar me 24 çmime Grammy.
Përveç suksesit në muzikë, West ka ndërtuar po ashtu një karrierë të suksesshme në industrinë e modës me markën Yeezy. Revista Time e ka renditur atë dy herë mes njerëzve më me ndikim në botë.
Ky koncert shënon performancën e parë të Kanye West në Ballkan, duke e bërë kryeqytetin shqiptar një qendër të rëndësishme për fansat e tij nga rajoni dhe më gjerë.
Be the first to comment