Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

MINT nën llupën e auditimit, 29 pozita me ushtrues detyre në kundërshtim me ligjin

MINT nën llupën e auditimit, 29 pozita me ushtrues detyre në kundërshtim me ligjin

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar dokumentin e titulluar “Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vitin 2025”. Në këtë raport, është evidentuar se tre zyrtarë të kësaj ministrie kanë ushtruar pozitën si zëvendësues për një periudhë prej 30 deri në 36 muaj.

Sipas të dhënave nga departamenti i burimeve njerëzore, Ministria mbante 29 pozita të mbuluara me vendime për ushtrues detyre/zëvendësim. Raporti i referohet Ligjit Nr. 08/L-294, i cili ndryshon dhe plotëson Ligjin Nr. 08/L-197 për zyrtarët publikë. Në veçanti, neni 9, paragrafi 4, përcakton se një pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më shumë se dy vjet.

Raporti nënvizon se vendimet për caktimin e zëvendësuesve janë marrë në vitin 2023 mbi bazën e një legjislacioni që është shfuqizuar, duke mos u harmonizuar me kornizën e re ligjore. Këto vendime, gjithashtu, nuk janë në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Mbajtja e pozitave me ushtrues detyre për një periudhë më të gjatë se ajo e parashikuar ligjore rrezikon emërimin e zyrtarëve që nuk përmbushin kriteret e nevojshme për këto pozita.

Në përfundim, raporti rekomandon që ministrja duhet të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për plotësimin e pozita të lira dhe të parandalojë mbajtjen e pozitave të rregullta me ushtrues detyre përtej afatit të lejuar nga ligji.

Për të lexuar raportin e plotë, mund të klikoni KËTU.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement