Zyrtari i Agjencisë së Ushqimit, Eroll Shehu, ka njoftuar se ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka dhënë urdhër për një inspektim të papritur në qumështoren “Vita”.
Sot, 25 inspektorë kanë realizuar këtë inspektim pa paralajmërim, sipas informacionit të raportuar nga Paparaci dhe Klankosova.tv.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) ka filluar procesin e inspektimit me arsyetimin se prodhuesi ka reduktuar sasinë e prodhimit të qumështit që nga 1 korriku, për shkak të mungesës së tregut.
Zyrtari, i cili nuk dha detaje të tjera, ka konfirmuar se urdhri për inspektimin e qumështores është dhënë nga ministri.
“Jemi duke e zbatuar vendimin e ministrit. Vendimi parashikon inspektimin pa paralajmërim, dhe sot kemi marrë urdhër për të kryer këtë inspektim në qumështoren në fjalë,” ka thënë ai.
Be the first to comment