Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Mimoza Ahmetit i thyhet zemra, humb personin e saj të shtrenjtë

Mimoza Ahmetit i thyhet zemra, humb personin e saj të shtrenjtë

Mimoza Ahmeti po kalon një moment të dhimbshëm në jetë, duke njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj. Ajo ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen dhe kujdesin për të atin.

Ajo shkruan: “Sot u shua një pjesë e zemrës sime… Sot humba babanë tim të shtrenjtë.” Mimoza e kujton babain si një nga shtyllat më të forta të jetës së saj, duke theksuar mësimet, dashurinë dhe sakrificat që i ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të saj.

“Në çdo gjë që kam arritur, shpresoj se të kam bërë krenar. Shpresoj që, edhe atje ku nuk mund të të shoh më, ti po më sheh,” shprehet ajo.

Ajo gjithashtu i dedikon një pjesë të veçantë të mesazhit nënës së saj, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë. Mimoza i drejtohet babait me fjalët: “Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua. Thuaji se më ka munguar çdo ditë.”

“Tani jeni përsëri bashkë… Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë,” vijon ajo.

Në përfundim, Mimoza i jep lamtumirën të atit duke shkruar: “U prehsh në paqe, babi im. Përqafoje nënën fort për mua… Ju dua sot, nesër dhe përjetë. Përjetë vajza juaj.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement