Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë

Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, deklaroi sot në samitin e NATO-s në Ankara se Serbia ka forcuar dukshëm armatimet e saj në vitet e fundit. Sipas tij, Aleanca duhet t’i kushtojë vëmendje këtij procesi.

Me një ton ironik, ai shprehu shpresën se Serbia “nuk do të merrte një aeroplanmbajtëse me rrota, pasi nuk ka det”. Megjithatë, ai paralajmëroi se Kroacia do të duhet të përmirësojë pajisjet ushtarake për të përballuar këtë situatë, siç raportoi “N1 Croatia”.

Gjatë takimit me gazetarët në ditën e dytë të samitit, Millanoviq theksoi se kishte diskutuar mbi armatosjen e Serbisë me liderët e Aleancës. Ai tha: “Përmenda atë që Serbia ka bërë kohët e fundit në lidhje me armatimet. Shpresoj se nuk do të blejnë një aeroplanmbajtëse me rrota, por duhet të pyesim veten për çfarë i duhen të gjitha këto. Raketat hipersonike janë vetëm një pjesë e këtij procesi, dhe ne do të duhet të zhvillojmë aftësi të ngjashme. NATO duhet ta dijë këtë, dhe është detyra ime të flas për këtë”.

<

Duke u fokusuar në situatën e sigurisë në Evropë, ai vlerësoi se në samit po flitej shumë pak për diplomacinë dhe kujtoi se Rusia posedon një arsenal të madh bërthamor. Ai shprehu besimin se Rusia nuk do të guxonte të sulmonte vendet evropiane.

Më tej, Millanoviq përshkroi atmosferën në samit, duke theksuar se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ishte më i drejtpërdrejtë në komunikimet e tij. Ai e përshkroi Trumpin si një “tregtar armësh plotësisht i vendosur” që përfaqëson interesat amerikane dhe që flet me respekt për Putin-in dhe Kinën, të cilët gjithashtu flasin me respekt për të.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement