Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Mihrije Braha dhe Naim Abazi puthen në “Top Arena”, rrëfejnë të pathënat e martesës: Më xheloz…

Mihrije Braha dhe Naim Abazi puthen në “Top Arena”, rrëfejnë të pathënat e martesës: Më xheloz…

Çifti i njohur për publikun, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, ishin të ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ndanë sekrete mbi forcën e martesës së tyre.

Në lidhje me çfarë do të donin të ndryshonin te njëri-tjetri, Naimi me një humor të hollë tha se Mihrije ka shfaqur mençuri duke ndryshuar herë pas here ngjyrën e flokëve, për ta mbajtur atë të angazhuar dhe dhe që ai të mos mendojë për ndërrimin e gruas.

Kur diskutuam për fansat, të dy u pajtuan se Mihrije ka më shumë admirues, ndërsa Naimi theksoi:

<

“Mihrije, atë e duan si femrat ashtu edhe meshkujt. Mua s’më duan meshkujt, këtu është problemi.”

Pjesë nga intervista:

Françeska: Pas kaq shumë vitesh bashkë, cili është sekreti i forcës së martesës tuaj?

Mihrije: Mendoj që dashuria jonë është shumë e sinqertë dhe e bukur, e cila vazhdon të ushqehet. Ajo nuk është shuar asnjëherë dhe sa kalojnë vitet, dashuria jonë vetëm rritet.

Naim: Si lulet.

Françeska: Po sikur të donit të ndryshonit diçka te njëri-tjetri, çfarë do të ishte?

Naim: Unë nuk do të doja që Mihrija të ndryshonte. Ajo ka përdorur një strategji shumë të mirë duke ndryshuar shpesh ngjyrën e flokëve për të rifreskuar pamjen, që të mos më ndodhë të ndërroj grua.

Françeska: Kush është më i rreptë me djalin?

Mihrije: Ne nuk jemi të rreptë. Unë nuk kam qenë e tillë as kur ai ka qenë i vogël; jam mes atyre mamave që e adhurojnë djalin.

Françeska: Kush e thotë më shpesh fjalën "të dua"?

Mihrije: Unë.

Françeska: Pse kështu?

Naim: Unë i them vetëm një herë, në 1 janar ‘Të duaaaa’, dhe 365 ditë jehona e mban.

Françeska: Tingëllon si ai që e nis debatin i pari?

Naim: Unë filloj debatin, por për mirë.

Françeska: Kush ka më shumë fansa?

Mihrije: Unë.

Naim: Mihrije, atë e duan si femrat ashtu edhe meshkujt. Mua s’më duan meshkujt, këtu është problemi.

Françeska: Bëhesh xheloz ti?

Naim: Jo, nuk bëhem xheloz. Madje, përpiqem të ndikoj që Mihrija të ketë sa më shumë fansa.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement