Microsoft ka njoftuar se do të largohet 4,800 punonjës, përkatësisht rreth 2.1 për qind të fuqisë së saj punëtore. Goditja më e madhe do të prekë divizionin e lojërave Xbox.
Sipas një memorandumi të dërguar stafit nga zëvendëspresidentja ekzekutive, Amy Coleman, kompania synon të përqendrohet në fushat që ofrojnë më shumë vlerë për klientët, në një industri që po ndryshon me ritme të shpejta.
Më shumë se 1,600 vende pune në Xbox do të shkurtohen menjëherë. Drejtoresha ekzekutive e Xbox, Asha Sharma, informoi punonjësit se kompania po nis “ristrukturimin më të madh në historinë e Xbox”. Ajo njoftoi gjithashtu se edhe 1,600 vende të tjera do të eliminohen gjatë vitit të ardhshëm. Pjesë e këtij riorganizimi do të jenë katër studio të zhvillimit të videolojërave, të cilat do të ndahen nga struktura aktuale e Xbox.
Sharma theksoi se ky ndryshim lidhet me një të ardhme më të madhe për Xbox dhe se kompania do të përshtatet me transformimet e industrisë.
Nga ana tjetër, Coleman theksoi se vendet e punës nuk do të zëvendësohen drejtpërdrejt nga inteligjenca artificiale, por pranoi se teknologjia po ndryshon mënyrën se si kryhet puna.
Ky njoftim vjen në një periudhë të vështirë për industrinë e videolojërave, e cila në vitet e fundit ka përjetuar shumë largime nga puna. Gjatë vitit 2024, Xbox ka shkurtuar mbi 2,000 vende pune dhe ka mbyllur katër studio pas blerjes së kompanisë Activision Blizzard.
Pikërisht pak më shumë se një vit më vonë, Microsoft njofton një tjetër valë të madhe shkurtimesh, ndërsa vazhdon të investojë miliarda dollarë në zhvillimin e inteligjencës artificiale.



















You must be logged in to post a comment Login