Komisioni Evropian ka prezantuar propozimin për buxhetin e Bashkimit Evropian për periudhën 2028-2034, i cili parashikon alokimin e mbi 1.6 trilionë euro. Ky propozim përfshin tri shtylla kryesore: bujqësinë dhe zhvillimin rajonal, konkurueshmërinë, si dhe politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Pas samitit në Bruksel, kancelari gjerman Friedrich Merz e kritikoi këtë propozim si të papërballueshëm dhe të paekuilibruar. Ai theksoi se ndarjet mes 27 vendeve anëtare janë të dukshme lidhur me këtë plan shtatëvjeçar të financimit, sipas raportimeve nga Deutsche Welle.
Sipas Merz-it, propozimi aktual nuk është realizueshëm dhe nuk përballohet financiarisht. Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për një përshpejtim të negociatave mbi buxhetin, duke shprehur dëshirën për të arritur një vendim deri në fund të këtij viti.
Gjermania, si kontribuuesja më e madhe neto në Bashkimin Evropian, merr mbështetje edhe nga Holanda në këtë qëndrim. Po ashtu, shtete të tjera anëtare shprehin dëshirën që negociatat për buxhetin e BE-së të përfundojnë deri në fund të vitit, megjithatë, ky qëllim duket optimist.
Irlanda, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE-së, ka marrë përsipër të paraqesë një propozim të ri.



















You must be logged in to post a comment Login