Nga data 1 korrik 2026, Komuna e Prishtinës do të rrisë çmimet e biletave për transportin publik.
Sipas vendimit, çmimi i biletës njëdrejtimëshe do të shkojë nga 50 në 80 centë. Sidoqoftë, qytetarët do të kenë mundësinë të paguajnë vetëm 60 centë nëse e blejnë biletën përmes sistemit digjital.
Ndryshimet do të prekin gjithashtu biletat për udhëtime të tjera, përfshirë ato ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale.
Be the first to comment