Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Meha: Vetëvendosje synon ta bëjë qeverinë para presidentit, kjo na çon në zgjedhje

Meha: Vetëvendosje synon ta bëjë qeverinë para presidentit, kjo na çon në zgjedhje

Nëse nuk arrihet një marrëveshje politike për emërimin e presidentit të ri të Kosovës para krijimit të qeverisë, vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme. Këtë ka deklaruar opinionistja Doruntina Meha në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.

Meha thekson se insistimi i Lëvizjes Vetëvendosje në formimin e qeverisë para zgjedhjes së presidentit është një tregues se kjo lëvizje po e mundëson një situatë që çon në zgjedhje të reja.

Sipas saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mban qëndrime të palëkundura dhe pret që partitë opozitare t’i përmbahen kërkesave të tij. Ajo shprehet se: “Albin Kurti ka qëndrime shumë të forta; ai dëshiron vetëm atë që e ka menduar, pa pranuar alternativa të tjera. Nëse procedohet më parë me formimin e qeverisë, ose do të shkojmë në zgjedhje, ose Kurti do të kërkojë nënshtrimin e partive opozitare, përfshirë LDK-në dhe PDK-në.”

Meha gjithashtu theksoi se pozita e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është bërë e qartë, dhe pritet të shihet si do të reagojë PDK-ja pas deklaratave të fundit nga zyrtarët e LVV-së.

“Pozita e Abdixhikut është se nuk do të ketë nënshtrim. Do të presim të shohim se si do të sillet PDK-ja pas këtyre deklaratave nga LVV-ja. Por nuk mendoj se PDK-ja do t’i nënshtrohet Kurtit. Stili i Kurtit në thirrjet ndaj partive politike tregon se ai kërkon nënshtrim, dhe jo një bashkëpunim të hapur me opozitën,” përfundoi Meha.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement