Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Më shumë dialog, më pak zhurmë”, Kusari-Lila apelon për tejkalimin e ngërçit

Moskonstituimi i Kuvendit, Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër pos dialogut politik

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me përplasjet dhe tensionet e krijuara sot në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka theksuar se pamjet që janë parë në sallën e Kuvendit nuk reflektojnë atë që qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë meritojnë të shohin.

Kusari-Lila e ka cilësuar si të papranueshme çdo formë përplasjeje, fyerjeje dhe sjelljeje të dhunshme, pavarësisht dallimeve politike. Ajo ka shprehur mendimin se ato që ndodhën sot nuk reflektonin imazhin e duhur për Kuvendin.

Sipas saj, presioni dhe sulmet verbale apo fizike ndaj thirrjes së seancës janë kundërproduktive dhe dëmtojnë reputacionin e institucioneve.

Ministrja ka bërë thirrje për liderët e partive politike, duke i kërkuar që t’i udhëzojnë deputetët e tyre të përmbahen nga veprimet që cënojnë dinjitetin e Kuvendit dhe integritetin e deputetëve.

“Prandaj, u bëj thirrje liderëve të partive politike që t’u kërkojnë deputetëve të tyre të përmbahen nga çdo veprim të dhunshëm apo sjellje që cenon dinjitetin e Kuvendit dhe integritetin personal të kolegëve. Askush nuk duhet të ndihet i autorizuar ta kalojë këtë vijë. Për ta nxjerrë Kosovën nga ky cikël përplasesh, liderët politikë duhet të ulen në një tryezë të përbashkët dhe të gjejnë rrugën për tejkalimin e ngërçit politik. Kjo kërkon vullnet politik, përgjegjësi dhe gatishmëri për të bërë kompromiset e nevojshme në interes të vendit.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement