Në dasmën e Agnesës, vajzës së këngëtares së njohur Shkurte Fejza, janë shprehur emocione të fuqishme, përmes lotëve dhe gëzimit të familjarëve dhe të afërmve.
Emisioni “Weekend” në Klan Kosova ka ndjekur nga afër atmosferën festive të dasmës, e cila ishte e mbushur me momente emocionuese për familjen Fejza.
Shkurte Fejza e përjetoi këtë ditë të veçantë me ndjenja të përziera. Ajo ndjeu se martesa e vajzave përfaqëson një ndarje nga shtëpia e prindërve.
“Kam emocione të përziera. Në thellësi mendoj se asnjëherë nuk do ta largoja vajzën, por jeta është një proces,” tha Fejza.



















You must be logged in to post a comment Login