Një 30-vjeçar nga Maliqi i Korçës është paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime serioze. Sipas deklaratave të tij, këto dëmtime dyshohet se janë shkaktuar nga policia greke.
Shtetasi i përmendur, Maldin Maxhari, ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas ka raportuar rastin pranë autoriteteve shqiptare, sipas “Euronews Albania”.
Ai ka deklaruar se është dhunuar në Kalkidhë disa ditë më parë nga përfaqësues të policisë greke. Maxhari ka theksuar se është ngatërruar me një person tjetër të dyshuar për kryerjen e një vepre penale në momentin e incidentit.
30-vjeçari ka pretenduar se është goditur rëndë gjatë ndërhyrjes së policisë. Mjekët kanë konstatuar disa trauma në trup, por burime spitalore informojnë se, megjithëse ka pësuar dëmtime të shumta, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia shqiptare ka nisur procedurat për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe është angazhuar për dokumentimin e plotë të rastit.



















You must be logged in to post a comment Login