Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

‘Më mungon zëri, përqafimi yt’, Elijona kujton motrën dhe nënën në përvjetorin e tyre

‘Më mungon zëri, përqafimi yt’, Elijona kujton motrën dhe nënën në përvjetorin e tyre

Bënë pesë vjet që nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë.

Në këtë përvjetor të dhimbshëm, Elijona ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale për të kujtuar nënën dhe motrën e saj, Lindën, të cilat u ndanë nga jeta në 25 korrik 2021.

Elijona, e cila ishte vetëm 14 vjeçe në atë kohë, ka shprehur dhimbjen e thellë dhe mungesën e pafundme për të dashurat e saj. Ajo thekson se tani, në moshën 19 vjeçare, ndjen më thellë se kurrë humbjen e motrës së saj, e cila kishte po të njëjtën moshë kur iu ndërpre jeta.

<

“Në moshën 14-vjeçare ju humba. Sot, në moshën 19-vjeçare, kuptoj më shumë se sa e re ishe. Ti kishe ëndrra dhe plane që ende nuk i kishe jetuar,” shkruan ajo, duke shprehur zemrën e thyer.

Elijona, përmes fjalëve të saj të ngrohta, shprehu se forca për të vazhduar vjen nga kujtimi i nënës dhe motrës së saj. Ajo ndan se çdo sukses dhe sakrificë në jetë ia kushton atyre, me shpresën se i bëjnë krenare nga qielli.

Në përmbyllje, ajo kujton edhe tetë viktimat e tjera të atij aksidenti tragjik, duke u dërguar lutje dhe mbështetje familjeve të tyre.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement