Aktorja turke Cemre Baysel ka qetësuar ndjekësit e saj pas një operacioni të suksesshëm. Me një postim humoristik nga dhoma e spitalit, ajo njoftoi se tani ka filluar periudhën e rikuperimit.
Baysel ndau imazhin e saj të parë pas ndërhyrjes, ku shfaqej e shtrirë në krevati, duke mbajtur në duar një kuti me bakllava. Kjo foto e saj shpejt u bë virale dhe ndihmoi në lehtësimin e shqetësimit të fansave të cilët prisnin lajme nga ajo.
Ajo shprehu mirënjohjen e saj për mbështetje, duke theksuar: “Gjithçka është mirë, mos u shqetësoni. Tani është koha për pushim.” Ajo tregoi me humor se bakllava ishte gjëja e parë që kishte kërkuar sapo u zgjua nga anaestezia.
Përpara operacionit, ajo kishte njoftuar mediat për një procedurë të thjeshtë mjekësore që lidhej me një shqetësim gjinekologjik dhe preferoi që lajmi të shpërndahej nga vetë ajo.
Aktorja 27-vjeçare nga Izmiri është e njohur për sukseset e saj në seriale si “Elimi Bırakma” dhe “Sakla Beni”. Ajo pritet të pushojë rreth 20 ditë para se t’i rikthehet projekteve dhe planeve të saj për verë.



















You must be logged in to post a comment Login