Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

“Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

Kur jemi vetëm një javë përpara finales së madhe të “Ferma Vip 3”, tensionet ndihen edhe më të larta. Një debat mes Ilir Shaqirit dhe Ervis Pupës ka sjellë një sërë akuzash nga të dy palët.

Visi, i cili ka zgjedhur të qëndrojë larg konflikteve dhe debateve, ka hasur në kritikën e Ilirit. Aktori shpreh se ai vendos mbi parimet e tij, duke theksuar: “Unë ndoshta dukem idealist. Kush më njeh, e di se nuk debatoj me askënd. Edhe sot, dëshiroj të jap një mesazh pozitiv dhe të ruaj parimet e mia. Nuk ka asnjë dallavere. Secili ka të drejtë të jetojë si dëshiron. Unë ruaj energjin time dhe shëndetin mendor dhe nuk debatoj pa arsye. Ti, Ilir, më jep energji negative”.

Nga ana tjetër, Iliri e sheh zgjedhjen e Visit për të qëndruar në prapavijë si të papërshtatshme. Ai thotë: “Ti ke zgjedhur të rrish në prapavijë dhe të komentosh nga cepat. Ke një gabim; kur fillon të predikosh, vetëm flet. Që kur kam hyrë unë, ti e ke filluar këtë bisedë mbrapsht, duke menduar se kam ardhur me një qëllim të veçantë”.

Tensionet mes tyre vazhdojnë të rriten, duke shtuar pritshmërinë për finalen e ardhshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement