Aktori Matt Damon është në qendër të vëmendjes për shkak të filmit të tij të ri, “The Odyssey”, i cili ka patur sukses të jashtzakonshëm në biletari dhe te kritikët në mbarë botën.
Damon ka nisur një turne promovues për këtë film të dirigjuar nga Christopher Nolan që nga fillimi i korrikut, dhe së fundmi ai ka arritur në Korenë e Jugut.
Gjatë premierës në Seul, ai ishte i shoqëruar nga familja e tij – gruaja e tij, Luciana Barroso, si dhe dy vajzat, Gia dhe Stella, të cilat e tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve me stilin e tyre elegant.
Çifti, i martuar që nga viti 2005, ka katër vajza: Gia, e cila është 17 vjeçe, Stella, 15 vjeçe, si dhe Isabella (20) dhe Alexia (27). Të gjitha vajzat ishin të veshura me fustane të lehta verore, duke rrezatuar elegancë dhe sofisticim.
Pavarësisht famës që gëzojnë, familja Damon e vlerëson intimitetin dhe kalimin e kohës së përbashkët. Së fundmi, Damon theksoi se në shtëpinë e tyre ekziston një rregull i patjetërsueshëm: të gjithë duhet të mblidhen për darkë familjare.



















You must be logged in to post a comment Login