Një 33-vjeçar nga Vlorë është arrestuar nga policia nën akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr”. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 4 gusht, kur i riu ka vendosur të digjte apartamentin e konkurrentit të tij në biznes.
Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se ai ka vënë zjarrin derës së apartamentit për motive konkurrence, pasi të dy ata merreshin me qiradhënien e apartamenteve në Vlorë.
Pas shpërthimit të zjarrit, rreth orës 02:40, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë së Vlorës kanë shkuar në vendngjarje. Në bashkëpunim me Prokurorinë, ata kanë kryer veprimet e nevojshme për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. Si rezultat, vetëm 48 orë pas ngjarjes, është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar, B.H., i moshës 33 vjeçare.
Materialet e procedurës janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për veprime të mëtejshme lidhur me akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr”.



















You must be logged in to post a comment Login