Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një segment i rrugës “Afrim Zhitia” do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve infrastrukturore.
Në njoftimin e komunës, është bërë e ditur se Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave do të realizojë punime nga semaforët pranë Fakultetit Teknik deri te semaforët te Mensa e Studentëve, në anën e djathtë të rrugës, në drejtim të konvikteve.
Mbyllja e këtij segmenti do të fillojë më 15 korrik 2026, duke nisur nga ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më 20 korrik 2026, po atëherë në ora 20:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët janë inkurajuar të shfrytëzojnë rrugët alternative, konkretisht aksin “Xheladin Rekaliu” – “Edmond Hoxha”.



















You must be logged in to post a comment Login