Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mblidhet Kryesia e PDK-së, diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike

Mblidhet Kryesia e PDK-së, diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e saj periodike, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend, organizimin e brendshëm dhe procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Sipas një njoftimi, gjatë mbledhjes u theksua rëndësia e periudhës së konsolidimit organizativ që po kalon PDK-ja. Zgjedhjet e brendshme do të zhvillohen në përputhje me Statutin e partisë dhe mbi parimet e demokracisë së brendshme, transparencës dhe garës së ndershme.

Kryesia e vlerësoi këtë proces zgjedhor si një mundësi për të forcuar strukturat e partisë, për të inkurajuar energjitë e reja dhe për të ndërtuar një PDK më të fortë që mund të përballet me sfidat politike që e presin Kosovën.

<

Gjithashtu, u diskutua për zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku Kryesia shprehu pritjet për një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së.

Pavarësisht sfidave politike, Kryesia ritheksoi se PDK-ja ka ruajtur unitetin dhe pozitat e saj si partia kryesore opozitare në vend, me numrin më të madh të deputetëve në opozitë.

Në përfundim, PDK shprehu përkushtimin e saj për të respektuar vullnetin e anëtarësisë, për të forcuar demokracinë e brendshme dhe për të angazhuar në ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar, më të sigurt dhe të integruar në institucionet euroatlantike.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement